E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt këshillimi për punësimin e shtresave në nevojë

Personat në nevojë dhe shtresat e varfëra bëhën pjesë e projektit të ri "këshillim drejt punësimit" i cili afirmon rreth 400 individë që nëpërmjet futjes në tregun e punës të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës dhe të çlirohen nga varfëria.
 

Përfaqësues i Swisscontact Mattias Jager u shpreh se ky është një projekt cikël, ndryshe nga të tjerët, jo vetëm me synimin për ti nxjerrë këta njerëz nga varfëria por edhe për ti mbështetur moralisht.
 

Përfaqësues i shërbimit kombëtar të punësimit Neshat Zeneli mbështet këtë nismë për nxitjen e punësimit
 

Projekti zviceran synon që pas këshillimit të 400 individëve , 70 % e tyre të kenë përfituar aftësimin për gjetjen e një vendi pune të përshatshëm. Fazat e ciklit të këshillimit për këto individë janë: stazhe afatshkurtra, kurse profesionale, plotësimi i mangësive nga arsimi bazë dhe hartimi i disa aftësive për jetën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›