Univeristeti “Kristal”, konferencë për diabetin
Sëmundja e diabetit, e njohur botërisht si bomba e heshtur e shekullit është vënë në qendër të konferencës ideuar nga studentët e mjeksisë në Universitetin Kristal. Kjo për t`i dhënë mbështetje fushatave sensibilizuese për parandalimin e kësaj sëmundje.
Mjeku i njohur Isuf Kalo thotë se parandalimi i kësaj sëmundje bëhet me metoda ndërgjegjesuese dhe parandaluese.
Dekani i Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin “Kristal” u shpreh se kjo është një iniciativë humane e studentët ku nëpërmjet fushatave sensibilizuese do jenë më pranë personave që vuajnë këtë sëmundje, duke bërë matjen e niveleve të sheqerit.
Gjatë kësaj konference u bë një vështrim global për diabetin i cili në botë i mer jetën rreth 4 milion njërëzve. Miqtë e shkencës në Universitetin “Kristal” u shprehën se do jenë vazhdimisht të angazhuar për të dhenë ndihmën e tyre në këtë problem.