E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Gjilan dhe MMPH, bashkëfinancim projektesh

Prishtinë - Është nënshkruar sot memorandum mirëkuptimit në mes Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Gjilanit. Sipas memorandumit në fjalë, MMPH-ja dhe Komuna e Gjilanit pajtohen për bashkëfinancim të projekteve me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në qytetin e Gjilanit me theks të veçantë financimin e projektit “ Rregullimi i shtratit të Lumit “ Mirusha “ – Gjilan “, në të cilin është inkorporuar kanalizimi kryesor fekale dhe atmosferik i qytetit, rregullimi i shtratit të lumit “ Mirusha “dhe kanali kabllovik i energjisë elektrike në vlerë mbi 4 milion euro.

Marraveshja parashikon që palët pajtohen që të financojë një pjesë të projektit ku MMPH-ja do të financojë me 1 milion Euro, Komuna e Gjilanit me 500 mijë Euro Kësaj shume i shtohet edhe vlera e hartimit të projektit dhe mbikëqyrjes projektuese prej 92 mijë Euro e cila do të paguhet nga K.K i Gjilanit.

MMPH-ja dhe Komuna e Gjilanit zotohen së se bashku me donatorët do të vazhdojnë financimin e projektit edhe në vitin 2010 me shumën prej 1 milion euro nga MMPH-ja dhe 500 mijë nga Kuvendi Komunal Gjilan. Marrëveshja e mirëkuptimit do të fillojë të zbatohet që nga dita e sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›