Punëtorët e shëndetësisë në grevë të përgjithshme
Prishtinë - Punëtorët e shëndetësisë publike kanë nisur një grevë të përgjithshme për realizimin e marrëveshjes së 14 tetorit të vitit të kaluar me qeverinë e Kosovës. Kjo grevë, e cila është thirrur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, ka filluar në orën 7:00, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre. Ndihma shëndetësore do t'u jepet vetëm rasteve emergjente. Sindikalistët e shëndetësisë kërkojnë pagesën shtesë prej 44 eurosh për të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Asllan Bajrami, tha se kjo shumë nuk u është paguar të gjithë punëtorëve të shëndetësisë dhe kritikoi autoritetet për shkelje të marrëveshjes.