Komuna bën thirrje për debatin e PPZHKP-së

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 16.05.2013, ka miratuar Projekt-Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht ka marr vendim që ky Plan Zhvillimor t’i lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.
Projekt-Plani Zhvillimor Komunal do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës, lagja “Arbëria”, Rr. “Ahmet Krasniqi” (objekti i ri i Komunës) në kohëzgjatje prej 60 ditësh, duke filluar prej datës 28.05.2013, çdo ditë prej orës 09:00 – 16:00.
Asdren Osaj, zëdhënës për media në Komunë e Prishtinës tha për Indeksoline se është e rëndësishme që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë sa më e madhe. “Jemi dukë shpërndarë mbi 100 poster në të gjitha Bashkësitë Lokale që të informohen qytetarët. U bëjmë thirrje të gjithëve, qoftë atyre nga viset rurale, por edhe urbane që të marrin pjesë”, tha Osaj
Ndryshe, organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-Plani e bën Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, komenteve dhe kundërshtimeve të bëra gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-plani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës. /Indeksonline/