E Diel, 1 Nëntor 2026

24 vjeçari përdhunon dhe vret fqinjen, trupin e saj e fut në valixhe...

Daniel Stani-Reginald 21 vjeç, nga Sindei në Australi, akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e fqinjes së tij 24 vjeçare Tosha Thakkar.

Pas sulmit dhe ekzekutimit të saj siç raporton Noa.al, 21 vjeçari e vendosi trupin e fqinjes në një valixhe dhe e hodhi në një kanal jo shumë larg shtëpisë.

Policia ra në gjurmët e Stani-Reginald pasi një punonjës gjeti valixhen me trupin e vajzës brenda, si dhe pas dëshmive të mbledhura.

Kur policia kontrolloi kompjuterin e tij zbuloi adresa të ndryshme të vrasjeve dhe përdhunimeve të cilat 21 vjeçari i vizitonte prej kohësh.

Lidhur me këtë akuzë Daniel Stani-Reginald u dënua me 45 vite burg./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›