SHBA: Nuk do dalin pamje nga vdekja e Bin Laden

Terroristi famëkeq Osama Bin Laden, nuk do të shihet asnjëherë i vdekur. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e detyruar të publikojë pamjet dhe fotografitë e Osama Bin Laden të filmuara pak momente pas vdekjes.
Ky vendim u mor nga Gjykata Federale e Apelit, e cila i jep të drejtë qeverisë amerikane që të mos i bëjë të njohura për publikun pamjet e fundit të terroristit, transmeton noa
Osama Bin Laden njihet si terroristi i organizatës islamike Al Qaeda, ku nga një sulm me avion u hodhën në erë dy kullat binjake në SHBA, ku si rrjedhojë e shpërthimeve humbën jetën mijëra vetë./Indeksonline/