E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat e mësuesisë, Ministri Tafaj bën apel nga Shkodra

Reforma e mësuesise është një nder reformat më të rëndësishme në sistemin arsimor, por edhe më e veshtira. Ka qënë kjo deklarata e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, gjatë seminarit të organizuar në Shkoder me temë “Kërkim i bazuar në programet e mësimdhënies së mësuesve, një rrugë e re për përmirësimin e kurrikulës për mësuesit e ardhshëm”.
 

Tafaj ka deklaruar se kjo reformë është percaktuese për të gjithë reformat e tjera që zhvillohen në sistemin e arsimit. Ministri Tafaj gjithashtu u ka bërë thirrje profesorëve dhe mesuesve që të punojne fort me të rinjtë për të ngjallur dëshirën për profesionin e mësuesisë.
 

Të pranishem në këtë aktivitet kanë qënë drejtues të lartë të arsimit në qarkun e Shkodres. Ky seminar eshte organizuar edhe me mësuesit e qarkut te Elbasanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›