Mbi 4 mijë emigrantë hynë sot në Durrës

Ashtu sikurse edhe herë të tjera, emigrantët e shumtë shqiptarë, kryesisht në Itali kalojnë vitin e ri pranë familjeve të tyre.
Vetëm paraditen e sotme, mbi 4 mijë udhëtarë dhe 700 automjete kanë mbërritur me traget nga porti i Barit në Itali në Durrës. Burime nga porti i këtij qyteti thonë se shumica e personave që kanë hyrë në vend janë emigrantë shqiptarë me banim në Itali, por edhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore.
Ndërkohë, pasditen priten të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, të cilët do të vijnë nga Ankona dhe Trieste. Sipas të dhënave nga agjencitë e lundrimit këto tragete do të sjellin në Durrës rreth 2 mijë udhëtarë të tjerë me afro 350 autovetura. /S.Ll/Start/
2010-12-26 16:48
[