Idrizi: Rezultati i PDIU, surpriza e vërtetë më 8 maj
FIER-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi një takim me qindra simpatizantë në qytetin e Fierit, ku kërkoi mbështetje në zgjedhjet e 8 majit.
Kryetari Shpëtim Idrizi parashtroi pikat programore të partisë. “PDIU është e vetmja forcë që shtyn me presion pozitiv partitë e mëdha sa herë që cenohen interesat e kombit tonë. PDIU përpara siglave të partive vendos flamurin kombëtar. Qytetarët e Fierit meritojnë të jetojnë më mirë sepse janë qytetarë evropianë. Së bashku do të çojmë përpara Shqipërinë, prosperitetin dhe flamurin tonë. Rezultati PDIU në zgjedhjet e 8 majit do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve”, – deklaroi Idrizi.
Ai shtoi se kombi shqiptar është më i gjallë se kurrë dhe se pikërisht duke mbajtur flamurin e kombit do të arrijmë edhe zhvillimin e nevojshëm. “Ideja e kombit nuk vdes kurrë. Kombi ynë sot është i gjallë. Prandaj le të harrojmë flamujt partiakë dhe t’i përkushtohemi flamurit kombëtar. Kështu zgjidhen edhe problemet e përditshmërisë, papunësia, varfëria etj. Zgjidhja e çështjes kombëtare, pra bashkimi ekonomik Shqipëri-Kosovë u jep një hov të paimagjinueshëm zhvillimi shqiptarëve. Vendet e punës do t’i krijojmë duke bashkuar ekonomitë e Shqipërisë dhe Kosovës”, – tha Idrizi. Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini deklaroi se mesazhi i partisë në këto zgjedhje është bashkimi rreth idealeve të njëjta.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Idrizi: Rezultati i PDIU, surpriza e vërtetë më 8 maj