Topalli ne Mal te Zi me homogolet e nismës Adriatiko-Joniane
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në Konferencën e 9-të të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, që zhvilloi punimet në Mal të Zi më 12 prill. Kjo konferencë e organizuar nga Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapic iu kushtua temave “Zona e Mesdheut - djep i multikulturalizmit” dhe “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit energjetik i rajonit Adriatiko-Jonian”. Në fjalën e saj zonja Topalli i kushtoi vëmendje të veçantë menaxhimit të burimeve energjetike duke thënë se shfrytëzimi me efikasitet i kapaciteteve dhe potencialeve energjetike ndihmojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e një ekonomie te qëndrueshme. "Në këtë kontekst,- tha Topalli - duhet t’i kërkojmë Brukselit të na mbështesë me fonde për infrastrukturë të rëndësishme që kalojnë nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi e më gjerë.”
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)