E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamajkë, bosi i drogës mund të jetë arratisur



Christopher "Dudus" Coke, bosi xhamajkian i drogës, në qendër të përleshjeve në ishullin karaibian, mund të jetë arratisur jashtë vendit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare dhe lokale, sipas së cilave gjatë trazirave që kanë dominuar në kryeqytetin xhamajkan gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar të paktën 60 të vdekur. "Daily Telegraph" citon ministrin e Brendshëm xhamajkian Vaz i cili thotë se është e vështirë për ta konfirmuar një gjë të tillë. Coke është i kërkuar në SHBA dhe për këtë duhet të ekstradohet, ndaj dhe policia ka nisur operacionin për të arrestuar atë dhe për ta dërguar në Amerikë. Përleshjet e ashpra në vend nisën kur policia u aktivizua masivisht për të kërkuar bosin e drogës dhe për ta dorëzuar tek autoritetett amerikane. Në një situatë të tillë, vendi u përfshi në kaos, si pasojë e luftës ndërmjet besnikëve të kreut të drogës Dudus Coke dhe policisë që është në kërkim të tij. Më herët, edhe Kryeministri i Xhamajkës, Brus Golding, premtuar ripërtritjen e rendit dhe ligjit në kryeqytetin, Kingston. Golding tha se qeveria e tij shpreh "keqardhje të thellë" për personat e vrarë. Qeveria e kryeministrit Golding, ka nënshkruar një urdhër për ekstradimin e këtij personi në Shtetet e Bashkuara, por mbështetësit e tij kanë ngritur barikada dhe kanë premtuar mbrojtjen e tij. Kjo i ka shtyrë autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›