E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Pejës subvencionon zejet në shuarje

Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha ne konsultim edhe me stafin udhëheqës kanë vendosur dhe kanë ndarë subvencione për zejtarët e zejeve në shuarje në Komunën e Pejës, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të këtyre zejeve, ndërsa po synohet që ky subvencionim të bëhet për çdo vit.

"Këto zeje kanë ngritë nivelin dhe kulturën tonë. Ne duhet të ruajmë anën tradicionale dhe ta përcjellim atë edhe tek brezat e ardhshëm, si gjenerata të reja që vijnë pas nesh. Andaj ne kemi marrë vendim që këto zeje t’i mbështesim dhe të ndihmojmë zhvillimin e tyre", ka thënë ndër të tjera Kryetari Berisha në takimin me zejtarët.

"I jemi shumë mirënjohës Kryetarit dhe Qeverisë Komunale që ai udhëheq. Ky subvencionim i zejtarëve të zejeve në shuarje, të cilat përfaqësojnë kulturën dhe traditën tonë qysh tash ka treguar frytet e veta sepse mjafton që kemi një përkujdesje institucionale" tha Ismet Shala kryetar i Shoqatës se Zejtarëve. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›