E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me pistoletë në mes të Durrësit, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, pas një atentati me armë zjarri, objektivi i të cilit nuk është përcaktuar ende nga policia, ndërsa e gjithë zona është terrorizuar nga të shtënat.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Durrësit, tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, të tejmbushur me njerëz të të gjitha moshave.

Policia e Durrësit bën me dije se ka mundur të identifikojë sot atentatorin, duke e shpallur atë në kërkim.

Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se gjithcka ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që hetimet e policies vazhdojnë.

Të plagosur kanë mbetur: H.Lama 55 vjeç, Bujar Luku 55 vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T. Hallulli. Sipas policisë, 4 të plagosurit ishin klientë të rastësishëm në lokal dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata gjendeshin në tavolina të ndryshme. Lulishtja në hyrje të Durrësit, ku ndodhi sulmi është një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët durrsakë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›