E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK publikon emrat për disa komuna, jo edhe për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur emrat e disa kandidatë të saj për kryetar komunash, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Zyrtarë të këtij subjekti ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve për Prishtinën, e disa komuna tjra. 
LDK-ja konsideron se për  Prishtinën kërkohet më shumë punë dhe angazhim deri sa të përcaktohen për kandidatin ngase në Prishtinë LDK ka shumë nëndegë andaj u duhet më shumë kohë për t’u përcaktuar për emrin.

Kandidatët për kryetarë të këtyre komunave:
Deçan, Blerim Bajraktari, nënkryetar i Degës dhe asambleist;
Suharekë, Sali Asllanaj, kryetar i Degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës;
Skënderaj, Cen Behrami, kryetar i Degës;
Malishevë, Sali Morina, kryetar i Degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës;
Gllogovc, Izet Avdyli, kryetar i Degës;
Shtime, Fatmir Zymberi, kryetar i Degës
Junik, Zenun Shala, anëtar i kryesisë, afarist i njohur;
Shtërpcë, Hamdi Haliti, kryetar i Degës;
Hani i Elezit, Zylbehar Hasallari, kryetar i Degës;
Kllokot, Hasan Rashiti, kryetar i Degës;
Zubin-Potok, Çerkin Veseli, kryetar i Degës.

“Këta kandidatët kanë marrë paraprakisht përkrahjen e degëve të tyre, si dhe të Kryesisë qendrore të LDK-së. Ata janë nominuar pas konsultave përbrenda organeve të partisë dhe gëzojnë mbështetjen e gjerë të elektoratit në komunat përkatëse”, bënë të ditur LDK-ja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›