E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Prishtinës do të angazhojë një interpret të gjuhës së shenjave

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur të hënën përfaqësuesit e Shoqatës se të Shurdhërve, me të cilët ka diskutuar për çështjet që i preokupojnë këtë kategori të shoqërisë.

Kryetari Mustafa dhe udhëheqësi i shoqatës, Armend Ademi, diskutuan rreth mundësisë së angazhimit të një interpreti të gjuhës së shenjave në administratën komunale, i cili tashme veç është angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Kryetari i Prishtinës tha se komuna, sikur tek Qendra e Mjekësisë Familjare edhe në administratën komunale, do të angazhojë një intepret të gjuhës së shenjave, në mënyrë që t’u lehtësohet qasja në dokumente dhe shërbime personave me aftësi të tilla./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›