Krasniqi dyshon në kualitetin e emrave për guvernatorë

Emri i ish ministrit Bedri Hamza dhe i ish guvernatorit Gani Gërguri, të enjten do të jetë para deputetëve të Kuvendit për emrin e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar që do të braktisë seancën, duke konsideruar kështu që emri i Hamzës për Guvernator është politik. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar që do të marrin pjesë në votim. E, kryeparlamentari Krasniqi thotë se problemi qëndron të kualiteteti që po sillet në kuvend e jo te politika.
“Nuk është problemi tek emrat se nga cila parti vinë, por të kualiteti i tyre”, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se partia e tij, nuk i voton përfaqësues të institucioneve publike, ata që janë të futur nën ombrellën e një partie.
“LDK-ja do të lëshon sallën e Kuvendit përsëri. Bederi Hamza është njeri i partisë. AAK-ja nëse rri në kuvend gabohet, sepse kështu do ti mundëson emërimit të Hamzës për guvernatorë”, tha Beqiri.
Por, kryetari i grupit parlamentarë të AAK-së, Ardian Gjini thotë se AAK-ja, politikën e sajë e zhvillon brenda kuvendit. Sipas tij nuk është e etike që të braktiset Kuvendi.
“Mundë të votohet pro ose kundër, por jo të lëshohet salla. Ne do të qëndrojmë aty. Si do të votojë Aleanca, do të shihini pas votimit. Ne konsiderojmë se emri i Hamzes është partiakë, kjo na bënë që të votojmë kundër, varësisht se Hamza mund të jetë profesionist”.
Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se dy të propozuarit për guvernatorë janë në pajtueshmëri me ligjin.
“Ju mundë të shihini nëse emrat e tyre janë ne pajtim me ligjit a jo. Në kuvendë do të shkojnë ata dy emra, dhe pastaj u mbetet deputetëve të vendosin, ne nuk do të paragjykojmë se cili do të emërohet”, thotë Grabovci.
Ndryshe, kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbajë vazhdimi i seancës së kaluar. PDK-ja ka paralajmëruar që do të insistojë përsëri që në rendë të ditës të futet kërkesën e tyre për Raportimin e kryeministrit mbi takim e fundit që ka pasur në Bruksel. /Indeksonline/