Kritikohet raporti i Rexhepit për veriun

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është kritikuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për siguri në lidhje me raportin e fundit për ngjarjet në veri të vendit. Kryetari i këtij komisioni, Ahmet Isufi ka theksuar se raporti nuk është gjë tjetër përveç përshkrim i ngjarjeve në pjesën veriore me arsyetimin se strukturat paralele kanë krijuar tensione për shkak të dialogut me Serbinë.
Raportin e Rexhepit e ka kritikuar edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi duke thënë se në veri po shkelet sovraniteti i Kosovës, ngase sipas tij, në atë pjesë nuk ka probleme ndëretnike, por probleme me institucionet e Serbisë për qëllime politike.
Raportin e Ministrit Rexhepi për ngjarjet e fundit në veri e ka kritikuar edhe deputeti Anton Quni nga radhët e LDK-së duke kritikuar policinë për mos-menaxhim të situatës së sigurisë në veri. Ndërsa anëtarët e Komisionit e kanë parë të nevojshme raportin e Rexhepit edhe në Kuvend për ngjarjet e fundit në veri./Indeksonline/