E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktima e parë në Britani nga virusi “misterioz”

Një pacient i infektuar me një virus të ngjashëm me atë Sars, ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.Ai është trajtuar në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Birminghem dhe ka vdekur të dielën në mëngjes, kanë konfirmuar sot autoritetet spitalore, transmeton REL.

Burimi i saktë i virusit të ri dhe mënyra e përhapjes mbeten të panjohura. Një teori është se ai vjen nga kafshët.

Infektimi shkakton pneumoni dhe nganjëherë mosfunksionim të veshkave.

Në mbarë botën janë raportuar 12 njerëz të infektuar me këtë virus. Gjashtë nga ta kanë vdekur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›