Nishani u kërkon prokurorëve luftë anti-korrupsion dhe pavarësi

“Luftë korrupsionit dhe pavarësi nga çdo lloj ndikimi në punën e tyre. Mos prisni t’u bëjë të pavarur Presidenti i Republikës, atë e bën puna juaj”, deklaroi sot kreu i shtetit Bujar Nishani nga prokurorët. Deklarata u bë gjatë një një takimi që Presidenti pati sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe me drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorise së Tiranës, Task-Forcës. Nishani theksoi në fjalën e tij se duhet të forcohet besimi qytetar te forca e ligjit dhe tek shteti i së drejtës.
Ndërsa e cilësoi si një nga sfidat më të rëndësishme çështjen e funksionimit të Task forcës, presidenti Nishani kërkoi rivitalizim të hetimeve nga këto grupe hetimore, transmeton BW.
“Kërkoj nga grupet e task forcës një rivitalizim të hetimeve dhe duke inkurajur që përmes transparencës dhe profesionalizmit të kryehen të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore. Kjo kërkon një pavarësi shëum të madhe, një vlerësim dhe një qëndrim strikt para ligjit. Unë dëshiroj që metedologjia e hetimeve të jetë pjesë e një dinamike më të madhe për të gjithë prokurorinë por veçanërisht e Taks Forcës. Ashtu siç sot kemi infrastrukturën dhe teknologjinë për të marrë të gjitha provat e nevojshme do të inkurajoja bashkëpunimin mes institucioneve duke ruajtuar të pacënuar rolin e lidershipit dhe të pavarësisë të çdo institucioni” tha Nishani./Indeksonline/