E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Shalës, çështja do kthehet sërish në Kolegj

Mbetet ende i pambyllur rezultati zgjedhor për komunën e Shalës, në mungesë të kurumit të votave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për pretendimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të zgjedhjeve. Partia Demokratike pritet ta çojë në fillim të javës së ardhshme, ankimin e saj në Kolegjin Zgjedhor.


Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve rrëzoi me vota unanime kërkesën e Partisë Demokratike, për të sjellë si provë kartat e identitetit për 16 banorë të cilët pretendohet se nuk janë lejuar të votojnë në qëndren 0119. Ndërsa në pretendimin e dytë, PD kërkoi që të konsiderohet i pavlefshëm votimi në këtë komunë, pasi në zgjedhjet e fundit kishin votuar dy banorë të komunës që nuk ishin në listën e zgjedhësve por që kishin marrë pjesë në votim me vendim Gjykate dhe që mund të balancojë rezulatin atje, pasi u shpall fitues kandidati socialist me 2 vota më shumë.

Përfaqësuesit e opozitës në Komision e kundërshtojnë këtë pretendim për sa kohë që banorët kanë votuar në bazë të një vendimi të institucioneve të drejtësisë.Në këto kushte, Komisioni ka votuar me 4 vota pro dhe 2 kundër, këtë kërkesë e cila nuk merr fuqi vepruese, pasi votimi kërkon 5 vota të anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›