Olldashi: Botimet e Wikileaks, janë vetëm spekullime

“Botimet e Wikileaks janë vetëm spekullime”. Kështu deklaroi Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, i cili nënvizoi se është i gatshëm të dëshmojë dhe të përballet para drejtësisë, duke hedhur poshtë të gjitha këto spekullime.
Në vazhdën e këtij mendimi, Olldashi u prononcua dhe në emer të kreut të Bashkisë Lulzim Basha, duke i cilësuar dashakeqe dhe pa asnjë provë të fortë, duke i cilësuar si dashakeqe.
“Përpjekjet për të më implikuar mua dhe Bashën janë qesharake. Pavarësisht burimit dhe spekullimit, ku një ministër përmëndet për një gjë të tillë, meriton një shqyrtim. Unë jam i gatshëm të vihem para drejtësisë, se çfarë funksioni ka kryer Sokol Olldashi, dhe jam i gatshëm të faktojë” tha me tej ai.