E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Wikileaks, Olldashi: Jam i gatshëm të hetohem

“Kabllogramet e Wikileaks, janë thjesht shpifje me stil ballkanik”. Kjo është deklarata e fortë e dhënë nga Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi pas publikimit të disa materialeve sipas të cilave, Olldashi ishte implikuar në narkotrafik si dhe ka ndikuar tek Ministri i Drejtësisë në lirimin e personave me precedent kriminalë.

Olldashi reagoi pas interesit të medias rreth materialeve të publikuara në internet nga portali Wikileaks, duke i cilësuar si shpifje të pabaza, ndërsa më tej ai deklaroi se është i gatshëm t`i nënshtrohet çdo lloj hetimi nga drejtësia.
 

Skandali botëror Wikileaks, me publikimet e tij të fundit ka prekur edhe politikën shqiptare, ku sipas këtyre të dhënave një numër i madh politikanësh të rëndësishëm raportohen si të lidhur me krimin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›