E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Skenderajt uron Edi Ramën

Komuna e Skenderaj më kënaqësi ka pritur fitoren e z.Edi Rama, liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhjet në Shqipëri dëshmuan se ky vend po shënon progres të madh në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Më poshtë gjeni letrer urimin e Komunës së Skenderajt dërguar Edi Ramës. 

“I Nderuari z. Rama
Më shumë kënaqësi kemi pritur fitoren tuaj në zgjedhje si lider i Partisë Socialiste. Edhe më shumë na ka gëzuar fitorja juaj duke qenë se ju ditë më parë nga Kuvendi i Komunës sonë me propozim të Kryetarit Sami Lushtaku, jeni shpallur zyrtarisht Qytetar Nderi i Skenderajt.

I nderuar Bashkëqytetar, pranoni urimet më të përzemërta të Komunës së Skenderajt për fitoren tuaj dhe për ngadhnjimin e vizionit tuaj për Shqipërinë evropiane. Urojmë që angzhimi i juaj si lider të sjellë për të gjithë shqiptarët realizim të aspiratave tona të përbashkëta. Gëzimi ynë sot nuk është i plotë pasi, siç e dini, Kryetari I Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku po mbahet në arrest i akuzuar pa bazë, për krime lufte të pandodhura.

Jemi shumë krenarë që ju kemi Qytetar Nderi. Krenaria është edhe më e madhe për ne që të kemi Qytetar Nderi Kryeministrin e Shqipërisë.

Kemi dashur shumë që titullin Qytetar Nderi që ju kemi dhënë Ju, ta kishim ndarë, mirëpo për shkak të arrestimit të z.Sami Lushtaku, jemi të shtrënguar Ne dhe Ju që këtë Titull ta ndajmë më vonë.

Më shumë respekt nga Komuna e Skenderajt”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›