E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e “punëve të jashtme”

Ndonëse është ndër komunat më të varfra në Kosovë, udhëheqësit e Komunës së Vushtrrisë kanë planifikuar që të ndihën komod gjatë tërë këtij viti. Si asnjë komunë tjetër, menaxhmenti i kësaj komune ka paraparë që zyrtarët e vetë, të duken bukur në ceremoni mortore, të ndihën komod në udhëtimet jashtë vendit më aeroplan, e të ushqehen mirë në hotel për raste të veçanta.

Paradoks tenderësh, ka menduar të realizojë Vushtrria për këtë vit. Ekzekutivi i komunës ka paraparë që zyrtarët e saj të udhëtojnë më avion jashtë vendit, pa e qarë kokën për të kërkuar biletë.

Zyra e prokurimit të Komunës së Vushtrrisë e ka parë të nevojshme që të hap tender për “Shërbime të rezervimit të biletave të udhëtimit jashtë vendit - vijë ajrore”. Këso tenderi në institucionet publike parasheh veç ndonjë ministri.

Njoftimi për këtë tender është bërë me 13 shkurt 2013, por dje i ka dështuar tenderi, siç thuhet në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, nën arsyen se para hapjes së tenderëve: “një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”. Deri më dje për këtë tender nuk ka konkurruar as një kompani.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku nuk ka dashur të tregojë detaje, se pse u duhet ky akomodim zyrtarëve komunal.

“Udhëtojnë nganjëherë disa zyrtarë jashtë vendit. Por, për këto çështje duhet të pyesni në
zyrën e prokurimit”, tha Mulaku për Indeksonline. Ndërkohë, shefi i zyrës së prokurimit, Fadil Muzaqi nuk e ka hapur telefonin.

E, në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë thonë se nuk kanë planifikuar ndonjëherë tender të tillë.

Asdren Osaj, zëdhënës në komunë Prishtinës thotë se, zyrtarët e komunës së Prishtinës, kur udhëtojnë jashtë vendit zakonisht shohin tri kompani se cila udhëton për në destincaion e kërkuar, pa pasur nevojë për tender.

“Shohim tri ose katër kompani se cila ka çmim më të lirë, por edhe cila ka linjën ajrorë për vendin që dëshirojmë të shkojmë. Por, ka raste kur të gjitha shpenzimet i heq nikoqiri që na fton”, tha Osaj.

Hiq më pak se 57 mijë euro, është shuma që Komuna e Vushtrrisë ka paraparë të harxhojë në dreka e dreka solemne për asamblistët komunal, për dy vite.
Në fund të vitit 2012, zyra e prokurimit komunal ka lidhë kontratë me kompaninë

“Amazona” për tenderin “Shërbime hoteliere për A.K. – Vushtrri”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 57,364.00 euro. Kurse çmimi për njësi 404.10 euro.

Veçse ndejat është paraparë të kalohet në Komunën e Obiliqit, në fshatin Babimost, aty edhe ku ndodhet hoteli.

Edhe një punë tjetër, që komunat tjera nuk e realizojnë nëpërmjet tenderit, para 5 ditëve, Zyra e prokurimit ka lidh kontratë më kompaninë “Melosi” për “Furnizimi me kurora dhe buqeta lulesh për homazhe”. Vlera e kontratës është 7 mijë e 170 euro.

Po më këtë kompani të njëjtën ditë është lidhur kontratë edhe për “Furnizimi me emblema, gravura dhe mirënjohje dekorative”./M.B /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›