Komuna e ndalë PDK-në

(E plotësuar) Inspektorati i Komunës së Prishtinës, ka ndërhyrë para pak qestesh, dhe ka ndërprere punimet.
“Inspektorati komunal, ka ndërhyrë në objekt, pasi ai po ndërtohej pa leje. Do të marrim të gjitha masat ligjore lidhur me rastin”, tha, Muhamet Gashi, shef i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.
................
Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që të tregojë dhembët përballë Komunës së Prishtinës. Në oborrin e selisë, përsëri kanë filluar punët për ndermin e garazheve të PDK-së. Ndërtim ka rinisur përsëri pa lejen e Komunës.
Jo më shumë se para dy muajve Inspektorati i Komunës së Prishtinës, kishte rrënuar planton e Garazheve, nën arsyetimin se investitori (PDK) po ndërtonte pa leje.
Kontraktori i PDK-së përsërisë, sot është parë në punishte, fillimisht duke vendosur shtyllat e betonit.
Shefi i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, tha se nuk është në dijeni për rastin. “Një herë kemi ndërhyrë në atë objekt. Për momentin jemi në teren. Me tu kthyer në Komunë do të shohim se si qëndron puna”, tha Gashi për Indeksoline.
Ndërkohë, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Behxhet Musliu, tha se nuk ka leje ndermi për atë objekt. “Kurrë, asnjëherë askush nuk është dukur në komunë për të kërkuar leje për atë objekt”, tha Musliu. /Indeksonline/