Komuna mund të paditet
Nuk kaloi shumë kohë dhe pas shtrimit me pllaka graniti të sheshit “Nëna Tereze” në Prishtinë, ato filluan të thyhen, duke mos i përballuar as tre muaj të dimrit. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak se largësia ndërmjet tyre ka qenë e ndryshme. Në disa pjesë, ato kanë hapësirë më të madhe ndërmjet vete, e diku janë tepër të afruara. Për këtë arsye, kompania që i ka shtruar, javë më parë ka filluar punimet në riparimin e pllakave të thyera, edhe pse sheshi është shtruar vetëm tri vjet më parë.
Por tash, dëmtimi i pllakave dhe ndërrimi i tyre, mund të jenë problem i vogël. Ky shesh mund të bëhet “mollë sherri”, ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Paradiso”, e cila e ka bërë shtrimin e këtyre pllakave. Fadil Uka, pronar i kësaj kompanie, e ka në plan ta padisë Komunën e Prishtinës, për mosshlyerje të detyrimeve financiare. Sipas Ukës, Komuna i ka borxh atij 400 mijë euro, për punimet e para të këtij sheshi.
“Më kanë premtuar që pas përfundimit të punëve do të m’i japin të hollat. Por nëse nuk ndodh kjo, do të shkoj sipas drejtësisë. Do ta padis Komunën”, thotë Uka për Express.
Ai vazhdon të këmbëngulë që nga Komuna të kërkojë kompensimin edhe të dëmeve që i janë shkaktuar kompanisë së tij, me rastin e përmirësimit të prishjeve.
“Edhe pse pjesën e dytë të riparimit, ata nuk kanë pranuar ta marrin si pjesë të këtyre shpenzimeve, më kanë thënë se do të merremi vesh pasi të kryhen punimet. Por e pranoj që nuk kemi aneks-kontratë për punët shtesë që po i bëjmë”, pohon Fadil Uka, për Express.
Kurse, zyrtarë të Komunës, përveçqë konfirmojnë se nuk kanë marrëveshje për investime shtesë në shesh, lidhur me borxhin thonë se do të kenë përgjigje pasi të përfundojnë punimet.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, thotë se këto vonesa në pagesë kanë ndodhur si pasojë e mospërfundimit të projektit në tërësi.
“Kur të pranohet projekti teknikisht nga organi përgjegjës i Komunës, do t’i bëhet edhe pagesa kësaj kompanie”, thekson Gashi për Express.
Sipas tij, edhe punimet e dyta për këtë shesh, do të hyjnë në kuadër të borxhit të vjetër.
“Kjo sepse në kontratë ka qenë garancia për 10 vjet. E dimë që pllakat janë dëmtuar më herët, prandaj kompania e ka për detyrë t’i rregullojë ato”, thotë i bindur zëdhënësi Gashi.
Por pronari i kompanisë “Paradiso”, fajin e dëmtimit të pllakave të sheshit, ia hedh Komunës.
“Prej kur e morëm këtë tender, ne i patëm propozuar Komunës që pllakat duhet të shtrohen me fuga, por ata këmbëngulën që të shtrohen pa to. Prandaj, u dëmtuan pllakat. Nuk është faji ynë”, thotë i bindur Uka, i cili është i bindur se dëmtimet nuk janë bërë nga njerëzit, e as nga moti.
Si dëshmi për këtë, ai përmend pilotprojektin te “Hotel Iliria”.
“Shikojeni pjesën te hoteli, do ta shihni që pllakat nuk janë thyer, sepse janë vendosur me fuga, ashtu qysh ne patëm propozuar, përveç disa që i kanë dëmtuar makinat e peshave të rënda”, thotë Uka, sipas të cilit, pllakat e reja janë duke u vendosur me fuga, dhe kanë garanci 10-vjeçare.
Vendimi për rregullimin e sheshit “Nëna Tereze”, ishte marrë në vitin 2007, nga ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri. Por ky vendim, në atë kohë, nuk u mirëprit nga ekspertë të urbanizmit, sepse sipas tyre, ky ka qenë vetëm një projekt i bërë shpejt-e-shpejt.