Komunaret e Shqiperise vizituan Gostivarin
Ne Komunen e Gostivarit dje qendroi delegacion i kryetareve te komunave nga Republika e Shqiperise te udhehequr nga kryetari i Shoqates se bashkive te Shqiperise Refik Rrugeja. Kryetari i komunes se Gostivarit, Nevzat Bejta, njoftoi delegacionin shqiptar me menyren e organizimit dhe funksionimit te administrates se komunes si dhe u prezantuan te arriturat e Komunes se Gostivarit neper sfera te ndryshme si: urbanizem, arsim, sport dhe sfera tjera. Dy delegacionit shqyrtuan disa pika te bashkepunimit ndermjet komunave shqiptare nga Maqedonia dhe Shqiperia. Paraprakisht kesaj vizite i parapriu nenshkrimi i memorandumit per bashkepunim ne Oher midis kryetarit te BNJVL-se se Maqedonise Andrej Petrov dhe kryetarit te Shoqates se Bashkive te Shqiperise Refik Rrugeja, duke sjelle nje bashkepunim me te forte midis komunave nga Maqedonia dhe komunave Shqiperise.