12 milione banore votojne te marten ne Pensilvani
Pas nje pushimi prej 6 javesh ne zgjedhjet partiake per nominim presidencial ne Shtetet e Bashkuara, zgjedhesit ne Pensilvani po pergatiten per te votuar te marten per njerin prej dy kandidateve demokrate, qe do te garoje ne nentor kunder kandidatit republikan, Xhon MeKein per postin e presidentit amerikan. Me 12 milione banore, Pensilvania eshte shteti i 6-te per nga numri i popullsise ne Shtetet e Bashkuara, prandaj zgjedhjet ne kete shtet kane rendesi te madhe. Ne debatin e dy diteve me pare ne nje televizion, senatorja Hilari Klinton e portretizoi vetveten si mbeshtetese te madhe te klases punetore, te banoreve te qyteteve te vogla dhe te votuesve te moshuar, ndersa rivalin e saj, Barak Obama, e paraqiti si nje intelektual urban, qe nuk ka kontakte me njerezit e rendomte. Ajo beri komente lidhur me deklaratat aktuale te zotit Obama, se shume votues ne qytetet e vogla te Amerikes "vuajne" per shkak te koherave te veshtira ekonomike dhe gjejne ngushellim ne arme dhe religjion. Senatori Obama u perpoq t'i mbroje komentet e veta, ashtu sic ka bere gjate disa diteve te fundit. Si zoti Obama, ashtu edhe zonja Klinton, folen edhe per te ashtuquajturit "super delegate", qe jane lidere kombetare dhe rajonale te Partise Demokratike. Rezultatet e zgjedhjeve ne Pensilvani mund te ndihmojne ne percaktimin se kush do te banoje ne Shtepine e Bardhe me 20 janar te vitit 2009. Adresa e Shtepise se Bardhe ne Uashington eshte 1600 Pensilvania Avenue.