E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari i CNN arrestohet me droge

Gazetari i njohur i televizionit amerikan CNN, Ricard Kuest, eshte arrestuar gjate kesaj fundjave ne Parkun Qendror te Nju Jorkut per shkak te posedimit te droges. Policia ka zbuluar drogen tek gazetari, i cili ne kohen e ndaluar po qendronte ne Parkun Qendror. Tek ai eshte gjetur nje pako me drogen e llojit metamfetamin, e cila sic thuhet ka marre nje popularitet dhe konsumim te gjere tek perdoruesit e droges ne SHBA. Ricard Kuest fillimisht eshte i njohur si gazetar i BBC, ndersa ne vitin 2001 eshte i angazhuar ne CNN. Ai eshte i njohur per raportimin e fluturimit te pare te avionit Airbus A380, per fushaten presidenciale amerikane ne 2004 dhe varrimin e Papes Jovani i II. Ne kete kohe eshte bere edhe ndalimi i gazetarit i cili po i nenshtrohet procesit gjyqesor per posedim te lendes narkotike. Vendimi i gjykimit pritet te jepet se shpejti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›