SHPK e KFOR: S'kemi njoftime per persona te armatosur
SHPK-ja dhe KFOR-i nuk konfirmojne pranine e personave te armatosur ne kufirin Kosove-Maqedoni. Sipas njoftimeve jozyrtare, me qellim qe te mbrojne pronat e tyre tani kur po behet demarkacioni i kufirit, banore te fshatrave kufitare jane armatosur. Qeveria nuk ka ndonje qendrim rreth kesaj ceshtjeje. Sherbimi Policor i Kosoves thote se eshte duke zhvilluar hetime nese vertet ka prani te personave te armatosur ne fshatrat ne kufi me Maqedonine. Mediat kane njoftuar se ne Tanushe te Maqedonise dhe Mjak, fshat ky qe gjendet ne territorin e Kosoves, jane pare persona te armatosur, te cilet thone se synojne ruajtjen e pronave te tyre, qe mund te pesojne nga demarkacioni i kufirit. Zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani, thote se policia nuk e di se kush jane ata persona. "Nuk mund te themi se kush jane keta persona dhe nga cila ane jane, mirepo, ne pergjitesi, ne do t'i porosisim se brengat e tyre po kuptohen nga populli i Kosoves dhe nga institucionet, sikurse edhe nga SHPK-ja, duke marre parasysh se ne grupin e demarkacionit kemi gjeneralin Behar Selimi, pergjegjes per shtyllen e kufirit. Por, nese ne i takojme ata, ne do te veprojme ne baze te ligjit", deklaroi Elshani. Ne anen tjeter, zyrtari per informim ne KFOR, Herve Kozete, thote se KFOR-i ka marre informata se persona te armatosur gjenden ne kufi, por nuk ka hasur ende ne ta. "Ajo qe mund te them eshte se ne ende po patrullojme ne ate zone dhe sapo te hasim ne ate grup, do te reagojme ne bashkepunim me UNMIK-un dhe SHPK-ne. Por, deri tani, KFOR-i nuk i ka takuar keta njerez", thote Kozete. Kurse, Veton Elshani thote se nese SHPK-ja takon persona te armatosur, do t'i arrestoje ata. "Ata me siguri nuk kane leje per ato arme qe i kane me vete dhe normalisht qe ata do te arrestohen", tha Elshani. Komisionet teknike, prej disa javesh, kane nisur procesin e demarkacionit te kufirit Kosove-Maqedoni, perderisa pakoja e Ahtisarit parasheh qe te respektohet marreveshja mes Shkupit dhe Beogradit e vitit 2001, me te cilen 2500 hektare nga territori i Kosoves i kalojne Maqedonise. Fshataret e Debelldese kane paralajmeruar se do t'i shfaqin pakenaqesite e tyre ne forma te ndryshme nese u merret prona.