E Diel, 1 Nëntor 2026

KE kritika ndaj Belgjikës, Luksemburgut dhe Suedisë

Bashkimi Evropian tha se shtetet anëtare si Belgjika, Luksemburgu dhe Suedia kanë dështuar në miratimin e legjislacionit për mbrojtjen e imigrantëve ilegalë nga shfrytëzimi dhe abuzimi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Evropian, thuhet se të tre këto shtete ende nuk i kanë inkorporuar regullat e BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar, me të cilin obligohen punëdhënësit e imigrantëve ilegale që t`i paguajnë ata për riatdhesimin si dhe për kontributet e humbura sociale.

Vendet e BE-se duhet të miratonin legjislacionin deri në korrik të 2011-ës.

Komisioni po ashtu akuzoi Austrinë, Qipron dhe Greqinë se kanë dështuar në zbatimin e procedurave të shpejta që iu lejojnë imigrantëve të shkolluar që të hyjnë në tregun e punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›