E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Arti i indianeve autoktone prezantohet ne Uashington

Ne mes te shekullit te 18-te u hapen shkolla misionaresh ne rezervat e indianeve autoktone ne Shtetet e Bashkuara. Qellimi i ketyre shkollave ishte konvertimi i te rinjve ne te krishtere dhe integrimi i tyre ne kulturen perendimore. Gjuha amtare dhe kultura u dekurajuan. Me kalimin e dekadave shume indian autoktone u rriten me pak njohuri per kulturen apo gjuhen e tyre. Jeff Swicord na sjell hollesi per nje anetar te fisit Tsimshian i cili ia ka kushtuar jeten e tij perpjekjeve per te mbajtur gjalle kulturen e tij te lindjes.

David Boxley eshte nje artist nga fisi Tsimshian ne Alaske. Ai eshte balerin kompozitor dhe gdhendes druri. Por mbi te gjitha ai eshte ambasador i kultures dhe trashegimise Tsimshian-e.

Tani ne e quajme art por kjo ishte nje menyre qe njerezit perkufizonin identitetin e tyre. Kjo me takon mua apo ky eshte fisi im eshte historia e familjes sime  e gdhendur dhe e pikturuar ne dru.

Zoti Boxley u rrit nga gjysherit e tij. Ai thote se ndikimi i misionareve krishtere ishte i forte gjate femijerise se tij. Pra ai kishte mesuar pak per kulturen e tij.

Nderkohe qe punonte si mesues pasi mbaroi kolegjin ai filloi te studionte gdhendjet e drurit te fisit Tsimshian ne materiale etnografike dhe koleksionet muzeale. Ne vitin 1986 ai e la punen e mesuesit per tu perkushtuar ne gdhendjen e drurit dhe ringjalljen e artit dhe kultures Tsimshian-e.

Une u linda ne kohen e duhur. Populli yne me te vertete ka nevoje per tu rigjalleruar.  Kultura jone nuk ishte shume e shquar pas gjithe atij ndikimi te misionareve dhe nuk kishte njeri qe ishte ne pozite te mire per ti udhezuar ata.

Pothuajse tridhjete vjet me vone ai eshte duke perfunduar nje statuje prej druri te quajtur totem 70 e cila do te vendoset ne Muzeun Kombetar te Indianeve Amerikane ne Washington DC.

Ne nuk perdorim disqe lemuese. Ne perdorim thika dhe dalta druri per ta lemuar siperfaqen e drurit dhe per te pastruar linjat e figurave.

Kjo statuje tregon nje histori. Ajo eshte gdhendur nga nje lis pishe shtate metra i gjate. Boxley filloi gdhendjen e drurit disa muaj me pare ne shtepine e tij ne afersi te qytetit Seattle ne shtetin Washington. Ajo ishte transportuar ketu me kamion.

Titulli i saj eshte Shqiponja dhe Shefi i ri.

Statuja tregon historine e nje shefi te ri indian i cili shpetoi nje shqiponje qe kishte rene ne nje rrjet peshkimi. Vite me vone kur fshati i shefit te fisit ishte perfshire nga uria shqiponja ia ktheu atij miresine.

Nje salmon ra nga qielli dhe ai ngriti syte dhe pa shqiponjen duke fluturuar. Dhe per disa dite me radhe shqiponja solli salmon per te ushqyer fshatin.

Boxley thote se druri qe ka gdhendur per nder te gjyshit te tij eshte me afer zemres se tij. Kjo eshte eshte e dyta.

Kjo do te shihet nga miliona njerez gjate njeqind viteve te ardhshme. Nuk behet fjale vetem per mua dhe djalin tim kjo eshte per gjithe njerezit tane qe jane krenare dhe per fisin tim.

Ne diten kur u zbulua statuja  nje trupe valletaresh e perbere nga familja dhe miqte e zotit Boxley vallezuan para nje audience te madhe.

David Boxley ka gdhendur statuja tjera prej druri qe jane pjese e perhershme e koleksionit te muzeut. Kjo e fundit perfaqeson kulturen e fisit Tsimshian dhe do te kete vendin ne historine e indianeve autoktone te amerikes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›