Plani i Tadicit per Kosoven - Strategji per dialog

Marredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise mund te permiresohen dhe te zgjidhen nepermjet dialogut nese merren ne konsiderate kater ceshtje - zgjidhja per manastiret e Kishes Ortodokse Serbe dhe administrimi i kompleksit te manastireve garancia per serbet ne enklava ceshtja e pasurive shteterore dhe e prones se qytetareve te Serbise ne Kosove si dhe zgjidhja e vecante per veriun e Kosoves thuhet ne te ashtuquajturin plan prej kater pikash te presidentit serb Boris Tadic. Prishtina e refuzon planin bashkesia nderkombetare nuk ka qendrim perfundimtar per mbeshtetjen e ketij plani.
Kompromisi zgjidhja me e mire
Motivi per prezantimin e nje plani te tille eshte perpjekja per te bere nje politike apo plan i cili do te jete ne perputhje me realitetin e Kosoves vlereson per DW Ognjen Pribicevic ish-ambasador i Serbise ne Gjermani. Dhe realiteti eshte qe serbet ne veri te Kosoves nuk duan te jetojne nen autoritetin e Prishtines dhe qe Serbia qe nga viti 1999 nuk ka kurrfare sovraniteti mbi Kosoven. Ne kete kuptim eshte mire qe te ekzistoje nje plan qe mund te coje ne nje kompromis thote Pribicevic
Per shkak se keto bisedime te tjera teknike qe zhvillohen ne mes Beogradit dhe Prishtines i kane ezauruar opsionet e tyre. Eshte e nevojshme qe urgjentisht te behet dicka qe do te jete nje kompromis per te gjithe Kosoven dhe per zgjidhjen e problemit te Kosoves. Perndryshe kam frike se do te hapet fushe veprimidhe per ekstremiste si nga njera ane ashtu edhe nga ana tjeter dhe per ata jomiredashes nga bashkesia nderkombetare qe ta shfrytezojne kete situate ne veri te Kosoves sic u shkon pershtat atyre.
Trokitje ne deren e dialogut
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fillimi i Dialogut- delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi ne Bruksel
Plani i Tadicit me kater pika paraqet nje strategji zgjidhjeje ne te cilen ndodhet Serbia dhe kjo eshte nje pozicion qe pati me Bashkimin Evropian BE mendon Neven Cvetianin nga Instituti i Shkencave Sociale.
Ky plan ka per qellim qe perseri te perpiqet te hape dialogun per Kosoven dhe Metohine dhe per poziten e shtetit te Serbise ne Kosove. Duhet thene se kjo eshte mjaft e veshtire sidomos kur shumica e fuqive te medha e kryesore besojme se ky dialog eshte ne pjesen me te madhe i perfunduar. Dhe kete plan me 4 pika deri dikuka rolin qe te perpiqet ta hape kete dere ne menyre metaforike kete plan qe mund ta quajme trokitje ne deren e dialogut.
Frike nga largimi i Serbise
Bashkesia nderkombetare ndoshta shqetesimin me te madh e ka ne lidhje me piken e fundit te ketij plani i cili eshte nje zgjidhje e vecante te veriut te Kosoves. Pas
kesaj ata shohin edhe nje here rihapjen e ceshtjes se statusit te Kosoves gje qe bashkesia nderkombetare nuk e deshiron Pribicevic shton se ekziston ende nje hapesireper te levizur rreth problemit te Kosoves.
Ne shohim tani ne lidhje me kandidaturen qe pjeses perendimore te bashkesise nderkombetare ne asnje menyre nuk i vjen pershtat situata ne te cilen Serbia te ecte ne nje rruge te veten apo te linte ne status quo procesin e integrimit evropian. Keshtu qe une mendoj se nga ana e saj Serbia ka shume hapesire diplomatike per te zgjidhur ceshtjen e Kosoves sa me shume ne interes te Serbise.
Vellai i madh amerikan zgjidh problemin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton
Ne kete konktest ne Beograd duket se pjesemarrja e administrates amerikane ne lidhje me Kosoven eshte me aktive kjo duket ne viziten e zevendesndihmes Sekretarit amerikan te Shtetit Philip Riker si dhe nga biseda telefonike mes Tadicit dhe Sekretares amerikane te Shtetit Hillari Klinton. Te dyja palet ketu kane motivet e tyre thote Cvetianin
Pra motivi i pales serbe eshte qe te tregoje para zgjedhjeve se ka mbeshtetjen e Perendimit dhe qe nuk ben ndonje politike konfliktuoze ndaj Perendimit dhe ne kete menyre i dergohet mesazhi kundershtareve politike dhe qendrave te tjera te pushtetit ne mbare boten. E megjithate interesi i Shteteve te Bashkuara dhe administrates se saj eshte qe si nje vella i madh vjen dhe perpiqet ta zgjidhe problemin te cilin BE nuk ka mundur ta zgjidhe.
Opozita serbe eshte kunder ketij plani dhe e quan ate planin e Ahtosarit dhe Cvetianin thote se keshtu do te mbetet deri ne periudhen pas zgjedhjeve. Opozita natyrisht kerkon qe te bjere pushteti dhe nuk eshte e lehte te pritet qe per ceshtjen e Kosoves te arrihet ndonje konsensus derisa te mos kene perfunduar zgjedhje mendon Cvetianin.
Autor Ivica Petrovic/Angjelina Verbica
Redaktoi Mimoza Kelmendi