E Shtunë, 31 Tetor 2026

EZ njofton nderprerje te energjise

Duke filluar nga data 30 tetor deri ne 3 nentor ne te gjithe vendin do te kete nderprerje te energjise elektrike.

Keto nderprerje qe do te prekin kryesisht zonat rurale do te zgjasin nga ora 7 e 30 e mengjesit deri ne oren 17 pasdite.

Stakimet do vijne si pasoje e punimeve qe operatori i transmetimit po kryen per shtrirjen e percjellesit te linjes 400 kilovolte Elbasan-Kashar.

Per kete arsye do te jene te stakuara dy linja 220 kilovolte dhe disa linja 110 kilovolte.

Sipas CEZ Shperndarje do te merren te gjitha masat e nevojshme per te siguruar furnizimin me energji elektrike te institucioneve me rendesi jetike si spitale shkolla ujesjellesa etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›