E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët dhe ligjërimi i vrasjeve

07-02-2012 / Nga Ilirian Dahri

Ata që janë në linjën e parë të luftërave të shpallura apo aty ku mbizotëron në dukje paqja. Ata që dëshmojnë të parët mbi gjenocidet e fshehura por që pastaj përfundojnë nën hekura, nën tortura ku u kërkohet të heqin dorë nga dinjiteti dhe e vërteta e tyre profesionale  prej gazetari. Ata që vdesin dhe mbyllin jetën e tyre për hir të lajmit. Ka shumë histori të tilla gazetarësh. Por më të dhimbshmet janë ato që deri më sot nuk janë zbuluar ende. Siç është rasti i gazetarëve të Sirisë. Është e vërtetë që Jarban ka qenë gazetari i parë i vrarë që prej vitit 1992 në Siri. Por sipas komunikatave të ndryshme të gazetarëve ka dhjetra e dhjetra të tjerë për të cilët nuk ka asnjë lajm. Nuk dihet nëse janë gjallë apo kanë vdekur. Njëri prej tyre, Ali Ferzat i cili ka marrë edhe një çmim ndërkombëtar në Siena të Italisë, në vitin 2011, është marrë nga forcat e sigurimit të Assadi – it të cilat e kanë rrahuar dhe gjakosur duke i copëtuar edhe duart. Ky gazetar i kishte dëshmuar të gjithë botës egërsinë e diktatorit Assad. Është folur shpeshherë se në Siri egzistojnë skuadra vdekjeje që lëvizin me kapuçë të zinj me makina dhe motoçikleta të cilët sekuestrojnë civilët por sidomos gazetarët.  Për nga metodat ngjasin shumë me basijët iranianë dhe Hezbollahët libanezë. Kanë diçka të tmerrshme që i lidh mes tyre  dhe këto janë torturat çnjerëzore. Por edhe imazhet televizive të këtyre ditëve flasin qartë. Edhe këto të marra nga gazetarët dhe operatorët. Njerëz të shtrirë, të gjakosur, këpucët që ndodhen tej, të vdekur me rropullitë e shpërndara, me pjesë trupi të zhvendosura nga goditjet e mortajave, të veshur ngjyra – ngjyra ku mbizotëron ajo e gjakut. Qindra e qindra të vdekur, pak më shumë të plagosur që shtrohen në spitalet e ngritura aty për aty. Edhe këto të bombarduara nga forcat e sigurimit të al-Asad-it. Askush nuk mund të shpëtojë prej diktatorit sirian. Sinjalet janë të qarta, diktatori kërkon të ushqehet ende me gjakun e të pafajshmëve të sirianëve. Një shteti me afro 24 milionë banorë me gjuhën zyrtare arabe dhe e njohur si një Republikë presidenciale. Që prej vitit 1963 qeveriset nga partia Ba’th dhe që prej vitit 1970 kreu i shtetit është një anëtar i familjes së Asad -it (Hafiz al-Asad në pushtet nga 1970 -2000). Bashar al  -Asad është djali i tij. Ndërsa sot siç njoftojnë gazetarët në terren, forcat e tij besnike po bombardojnë me mortaja qytetet ribele siç është rasti i Homs –it, dhe në veçanti lagjja Bab Amro. Gazetarët njoftojnë për shumë viktima. Nga imazhet dallohet qartë tymi që vjen nga bombardimet. “Po bombnardojnë Bab Amro - n. Kanë rënë rreth 150 predha mortaje. Qëllojnë kudo” – raportojnë gazetarët në terren. “Të plagosurit nuk mund të ndihmohen sepse askush nuk mund të lëvizë nga qyteti”. Sipas aktivistëve të komitetit të revolucionit sirian, ushtria qeveritare kërkon të mbyllë qytetin për një ofensivë të madhe duke përgatitur kështu diçka akoma dhe më të egër. Numri i viktimave rreth 280. Pas vetos Ruse dhe asaj Kineze lufta diplomatike është ashpërsuar. Flitet se komunistët janë mësuar me vrasjet dhe gjakun e derdhur. Nga ana tjetër Franca dhe SHBA - ja kanë përdorur tone të ashpra. Ministri i Mbrojtjes franceze ka përdorur fjalë të ashpra për Rusinë dhe Kinën “duhen marrë me shkelma b……” Sipas ministrit francez duhen zgjuar disa shtete që pranojnë konformizmin dhe që mbyllin sytë përpara një diktatori gjakatar – ka shtuar më vonë Longuet. Edhe ministri i Jashtëm francez Alain Zhupe e ka përcaktuar si “një njollë morale” veton në Kombet e Bashkuara”. Ndërkaq dy aleatët Siria dhe Irani po përballen me problemet e tyre. Asad kërkon të mbajë akoma diktaturën e tij ndërsa Irani vazhdon të punojë për armët bërthamore. Ndërkaq ka folur edhe presidenti Barak Obama në një intervistë tek Nbc ku nënvizonte se nuk ka prova për një kërcënim direkt dhe të menjëhershëm të shtetit të Ayatollahëve por që Shtetet e Bashkuara të Amerikës  gjithsesi do të bëjnë gjithçka është e mundur për të ndaluar armatimet e tyre bërthamore. Sipas tij “Izraeli nuk ka marrë asnjë vendim” - për një sulm të mundshëm mbi Teheranin. “Jemi në një kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Netanjahut. Shpresoj që kjo emergjencë të zgjidhet në rrugë diplomatike, gjithsesi të gjitha zgjidhjet janë në tavolinë. Çdo aktivitet tjetër ushtarak në Gji - ka shpjeguar - është shkatërrues dhe ka shumë efekte mbi ne. Mund të kushtëzojë çmimin e naftës. Kemi trupa në Afganistan, që kufizohet me Iranin, dhe preferojmë dialogun dhe jo luftën”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›