E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama kthen në praktikë axhendat bosh të gjysmë-tryezës së opozitës, tani e kërcënon edhe Skënder Gjinushi

07-02-2012 / Gazeta 55

Deklarata/“S’kam marrë garanci për përfshirje në listën e PS, të ndryshojë reforma zgjedhore”

Asgjë s’ka ndryshuar nga axhenda bosh e tryezës së të supozuarve ‘aleatë’, përveç ditës së javës, nga dita e martë që jemi mësuar zakonisht, duke e zhvendosur për të hënën e fillim javës. Dje, Edi Rama thërriti krerët e partive aleate të PS, si gjithmonë pa rend dite dhe axhendë konkrete diskutimi, por i shtyrë nga kërcënimet e fundit të Paskal Milos dhe Skënder Gjinushit, të cilët janë shprehur në dy deklarata të ndryshme se do rishikojnë qëndrimin e tyre me PS, nëse nuk bëhet asgjë në drejtim të diskutimeve transparente lidhur me reformën zgjedhore.
Siç është mësuar, aleatët e PS kërkojnë me ngulm korrektimin e sistemit elektoral, kërkesë kjo që ka rënë në vesh të shurdhët. Si të mos mjaftojë indiferenca e selisë rozë, eksperti i çështjeve zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh dy ditë më parë se PS s’ka në axhendë shqyrtimin e pretendimeve të të vegjëlve, duke nxjerrë blof kështu Edvinin, i cili vetëm një javë më parë në takimin e zakonshëm me axhendë bosh, me gjysmë-opozitën, u premtoi besnikëri Milos dhe Gjinushit.
Por, nisur nga deklarata ‘sabotuese’ e Gjiknurit, kreu i PSD, aleati historik i socialistëve, Skënder Gjinushi ka deklaruar jo më larg se dje se, s’ka marrë asnjë garanci për përfshirje në listat e PS dhe sikundër u shpreh ai, me mos korrektimin e sistemit zgjedhor, atëherë janë më të mëdha gjasat që të rishikojë marrëveshjen politike me PS.
Për PSD dhe PDS është më e thjeshtë një deklaratë konkrete e Ramës, pasi nëse përfshihet njëri në lista, atëherë presioni është më i madh, apo do vazhdojë të mbahet qëndrimi injorues ndaj kërkesave të partive aleate.
Në të dyja rastet, Rama do vazhdojë të thërrasë gjysmë-tryezat pa axhendë, sa për t’ia arritur qëllimit në kuptimin e zvarritjes pa fund të shpresave të të vegjëlve, deri në momentin kur afatet kohore ta bëjnë të pamundur ndryshimin e kursit politik. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›