E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Konsulli grek persona non-grata

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet proteston kunder rikthimit te konsullit grek ne Korce Theodhors Ikonomu. sipas PDIU-se kthimi i tij pasoi nje nderhyrje te patolerueshme ne punet e brendshme te Shqiperise prej zedhenesit te Ministrise se Jashtme greke Delavekuras ne lidhje me shtyrjen e procesit te regjistrimit. Ikonomu ne fakt e kishte paralajmeruar kthimin e tij me nje interviste te eger ne shtypin nacionalist grek. Me pare kishim deklarimin e Nikolas Geixhit per procesin e regjistrimit skandalin me varrezat e Boboshtices etj. etj - informon PDIU. Te gjithe keto fakte sipas kesaj partie tregojne se deklaratat e tij nuk ishin qendrim individual i nje diplomati por vije politike e vendit fqinje. Shkallezimi i presionit ne kete menyre insistimi ne figuren e konsumuar publike te ketij konsulli qe fyen ndjenjen kombetare te shqiptareve tregon se regjistrimi i popullsise duhet te jete vertet nje beteje per Greqine ne territorin tone. Ne i bejme thirrje edhe njehere qeverise greke te distancohet nga deklarata qe demtojne rende imazhin e fqinjeve tane ne syte e gjithe kombit shqiptar ne respekt te qellimit per marredhenie te mira fqinjesore - deklaron PDIU. Nje tjeter apel i saj eshte per Mistrine e Jashtme te ciles i kerkon ta shpalle konsulli grek persona non-grata ne te kunder shton ajo PDIU do te pershkallezoje reagimin e saj kunder konsullit grek deri ne zevendesimin e tij. Ajo ka pershendetur gjithashtu reagimin e Keshillit Bashkiak te Korces dhe te opinionit publik korcar Ikonomu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›