E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunistët si kërcënues të paqes dhe stabilitetit

05-12-2012 / Nga Ilirian Dahri

Në një planet përgjithësisht të qetë mendojnë edhe njëherë komunistët për të përhapur pasiguri. Një vend që kërcënon paqen botërore. Është Republika Demokratike Popullore e Koresë e njohur përgjithësisht si Korea e Veriut. Një shtet socialist sipas kushtetutës së tij me një sistem ekonomik të planifikuar ndërsa sipas organizatave për të drejtat e njeriut njihet si vendi ku shkelen më së shumti të drejtat e njeriut. Të vetmuar si për nga idetë  por edhe nga ana ekonomike, e cila ka sjellë në vendin komunist një varfëri të skajshme sidomos në sektorin bujqësor, kërkojnë të vënë në pah arritjet e tyre. Kjo nuk i ndalon që ta quajnë veten një shtet komunist të qeverisur nga një parti politike që deklarohet besnike në parimet marksiste - leniniste. Ata vazhdojnë me “rrymën tradicionale”, vazhdojnë të thonë se masat janë ato që shpien përpara zhvillimin kombëtar, vazhdojnë të bërtasin se Kim Il Sung ishte “Lideri i madh” ndërsa Kim Jong Il “Lideri i dashur”. Lajmi që ka shqetësuar botën është dhënë nga vetë koreanoveriorët. “Ne do të lëshojmë mes 10 dhe 22 dhjetorit një raketë me rreze të gjatë”. Më vonë ka qenë agjensia e Koresë së Jugut Yonhap që ka e ka konfirmuar lajmin duke cituar burime nga qeveria e Seulit. Gjithçka duket se është sistemuar në bazën Dongchang, pak kilometra larg Kinës. Shqetësimi është i madh dhe sipas disa analistëve kjo raketë  mund të arrijë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nisur nga këto lajme, japonezët po shvendosin sistemin e tyre mbrojtës drejt prefekturës së Okinavës. Por edhe rusët duken të shqetësuar dhe i kanë kërkuar vendit komunist që të pezullojë çdo gjë. “I kërkojmë me forcë qeverisë së Koresë së Veriut që mos të kryejë një test të tillë” - ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Ivanov. Vetë koreanët kanë bërë të ditur me anë të një komunikate të Komitetit korean për teknologjinë hapsinore, (sipas agjencisë shtetërore Kcna), se ky test nuk do të ketë qëllime ushtarake. Në të vërtetë përpjekjet koreanoveriore kishin dështuar që në prill të këtij viti me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Kim - Sung (I cili u nda jeta 18 vjet më parë) edhe pse mban akoma detyrën si “presidenti i përjetshëm”. Por në ditën e kremtuar, Unha 3 nuk arriti të qëndrojë në fluturim as dhe një minutë për t’u prishur pastaj bashkë me satelitin Kvangmyongsong-3 (Ylli shkëlqyes). Rropullitë e yllit të shndritshëm u mblodhën më pas në Detin e Verdhë nga anijet ushtarake japoneze dhe ato të Koresë së Jugut. Sipas zëdhënëses të Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland po flitet për “një provokim të rëndë që kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon”. “Çdo përdorim nga ana e Koresë së Veriut e teknologjisë që ka lidhje me raketat balistike përfaqëson një shkelje të drejtëpërdrejtë të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB që nuk i lejon Koresë këto manovra bërthamore”. Edhe ministri i Jashtëm koreanojugor ka folur “për një akt provokues” ndërsa ministri i Mbrojtjes së Japonisë, Satoshi Morimoto ka urdhëruar shkatërrimin e raketës nëse ajo do të “udhëtonte” në hapësirën japoneze. Koreanoveriorët nga ana e tyre kanë programuar gjithçka për në dhjetor sepse ky muaj përkon edhe me zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut më 19 dhjetor por edhe me të parin përvjetor të vdekjes së Kim Jong (17 dhjetor). Sipas shumë analistëve gjithçka është një lojë e studiuar mirë për të marrë ndihma sepse në paradat e ndryshme të Koresë së Veriut parakalojnë veçse raketa prej kartoni. Ndërkaq edhe kinezët duken të shqetësuar edhe pse janë të vetmit partnerë të Koresë së Veriut. “Duhet favorizuar paqja në gadishull” - kanë bërë të ditur ata. Por ekonomia e Koresë së Veriut varet shumë nga eksportet ushtarake. Pjesën dërrmuese të eksporteve vendi komunist e ka kryer  me Sirinë, Pakistanin dhe Iranin. Por nëse komunistët nuk i tremben vdekjeve në masë në pjesën tjetër të globit po punohet me këmbëngulje që prej armëve ushtarake mos të ketë shumë viktima njerëzore. Këto ditë në Istres të Francës është inauguruar fluturimi i parë i avionit nNeuron një tip europian avioni pa pilot, tërësisht i “padukshëm”. Kanë punuar për këtë qëllim vende si Italia, Franca, Suedia, Svicra Spanja dhe Greqia. nEuron është avioni i parë pa pilot, që nuk dallohet nga sistemi i radarëve. Do të provohet për një periudhë dy vjeçare në Francë, Itali dhe Suedi ku do të shihet padukshmëria e tij, cilësia e fluturimit dhe integrimi mes komadës, komunikimit dhe kompjuterit. Ky avion duket se është një arritje e industrisë europiane.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›