E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti Mysliman Shqiptar: "Qytetarët të mos bien pre e provokimeve"

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e tij për viktimat që humbën jetën gjatë demostratave të ditës së djeshme në Bulevard.
 

"I bëjmë thirrje të gjithë popullit për vetëpërmbajtje dhe të mos bien pre e asnjë provokimi dashakeqës dhe urrejtjendjellës, që mund të bëhet shkak për përsëritjen e skenave të tilla, pasi si policët edhe protestuesit janë vëllezërit tanë dhe bijtë e këtij vendi", thuhet në deklaratën e këtij komuniteti.

Gjithashtu KMSH-ja ka theksuar se nga dhuna dhe kaosi të gjithë janë të humbur dhe asnje fitues.
Komuniteti ka bërë thirrje për respektim të ligjit dhe njëkohësisht faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarëve për të forcuar dialogun në përpjekje të qetësisë publike dhe stabilitetit në vend.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›