E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës, urdhër arresti për gjashtë gardistë

Prokuroria e Tiranës ka dhënë urdhër arresti për gjashtë gardistë. Ndërkaq, fletët e arrestit janë lëshuar që në orët e para të ditës së sotme, në kundërpërgjigje të skenës së dhunshme që ndodhi në demostratën e datës 21 janar, një protestë e cila do të ishte paqësore.Sipas burimeve per "Ora News", policia nuk ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë.

6 gardistët akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi. Shpërdorim detyre dhe tejkalim të kompetencave.

Këto masa vijnë në mënyrë të menjëhershme pas thirrjeve të dyja palëve për hetim dhe vendosje të drejtësisë pas akteve të dhunshme në qëndër të kryeqytetit të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›