Komuniteti Myslyman Shqiptar pro luftës në Siri: Diktatorët s’duhet të kenë vend në botë
TIRANË- Komuniteti Mysliman në Shqipëri është pro ndërhyrjes së SHBA-së dhe aleatëve të saj kundër regjimit të Bashar al-Assad. Elvis Naci drejtori i “Misioni Islam” në Komunitetin Mysliman i ftuar në rubrikën “Opinion në TvNews24, gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Ola Bruko theksoi se “Islami dhe diktatura nuk kanë asgjë të përbashkët’, teksa e ka quajtur të pafalshme derdhjen e gjakut njerëzor.
Duke mbështetur dhe qëndrimin e Vatikanit, Naci nënvizon se ndërhyrja duhet te jetë e kujdesshëm për të mos shkaktuar një të keqe më të madhe.
“Është pak situatë e vështirë për faktin se bëhet fjalë për luftë dhe të vrarë dhe nuk është kaq e bardhë e zi të thuhet duhet apo jo te ndërhyhet. Komunistit Mysliman ka një parim, islami dhe diktatura nuk kanë asgjë të përbashkët. Assad është diktator me veprimet e tij. dhe krijon një situatë që ka nevoje për ndërhyrje. Rrugët diplomatike dhe politike janë ezauruar dhe ika nevojë për ndërhyrje. Rezulton për 100 mijë të vrarë dhe shumë fëmijë. Ajo që del si rezultat është se ka nevojë për ndërhyrje por dhe ajo ka pasojat e veta. Por dua te tregohem i kujdesshëm pasi asnjë qenie nuk duhet vrarë, shpresojmë se ndërhyrja te jete sa më e butë. Dua të shkëpus fjalën Obamës, kur thotë ‘se e dua paqen, por duhet përgjegjësi’, ndaj duam që ndërhyrja ndaj diktatorit të sjellë mirësi. Me rëndësi është parimi universal, se diktatorët nuk duhet të kenë vend në këtë bote, sidomos njerëzit që derdhin gjakun e tyre”, u shpreh Naci.
Diktatorët e konsiderojnë vetën Zot, tha Naci, teksa shtoi se SHAB dhe aleatët e saj do sjellin ‘ditë të bardha’ për Sirinë ashtu sic bënë me Kosovën. “Diktatori Assad të shpallte zgjedhjet dhe nëse populli s’do e zgjidhte të sundonte. Por, diktatorët kanë një dicka të keqe pasi e konsiderojë veten Zot dhe nuk duan të dinë se vdesin dhe 100 mijë veta. Sic ishte dhe rasti i Kosovës, NATO ndërhyri dhe tani Kosova jeton ditë të bardha. Realiteti është se është një operacion për të ndërhyrë në pika nevragjike për të krijuar një shtet të plotë dhe demokratik”, nënvizoi Naci drejtori i “Misioni Islam” në Komunitetin Mysliman.
“Besoj se mesazhi i Vatikanit është të jene te kujdesshëm që nga një e keqe të mos dalë një e keqe më e madhe, aleatët nuk nxitohen pasi ky nuk është rasti i vetëm që ndodh në Siri”, shtoi ai.
(e.m/BalkanWeb)