Sejdini: Zbulimi arkeologjik te Namazgjaja, s’është kala
ELBASAN - Zbulimi arkeologjik i rrënojave të një muri në afërsi të sheshit të Namazgjasë në qytetin e Elbasanit rreth një muaj më parë, nuk i përket rrënojave të një kalaje të dytë në këtë qytet, ashtu edhe siç u parashikua gjatë gërmimeve, por nga studimet e kryera rezulton se është një mur rrethimi i një periudhe shumë të lashtë.
Sipas kreut të Bashkisë, Qazim Sejdini, i cili është kujdesur për gërmimet e këtij zbulimi, “specialistët paraprakisht mendojnë se ky zbulim ka të bëjë me rrënojat e shtëpisë së familjes së njohur të Muzakajve ose Aranitasve dhe se nuk kemi të bëjmë me një kala të periudhës osmane”.
Duke iu referuar studiuesve të shumtë që kanë ardhur dhe kanë parë nga afër këtë zbulim, Sejdini shton se “se në këtë qytet ka 21 objekte të tilla, njëra prej të cilave është zbuluar tashmë. Për të ardhmen kërkohet që të vendoset sa më shpejt që ky zbulim të shpallet “ Monument Kulture” pasi ka vlera të mëdha, të cilat ndriçojnë historinë e lashtë të qytetit".
Lidhur me këtë, kryabashkiaku Sejdini thekson se është planifikuar edhe zhvillimi i një takimi mes bashkisë së Elbasanit, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, pasi është mëse e nevojshme ndërhyrja e institucioneve të tjera për të mos u bërë pengesë për rindërtimin e rrugës ku u bë ky zbulim i rëndësishëm. “Ne kemi të gjithë vullnetin e duhur që edhe ky objekt t'i bashkohet objekteve me rëndësi, por duhet mbështetja e të gjithë institucioneve dhe sidomos atyre që merren e monumentet", tha ai.
Nga Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik është konfirmuar evidentimi i plotë i planimetrisë së këtij objekti dhe deri tani është zbuluar vetëm kulla dhe një nga muret që shkon në drejtim të jugut paralel me shkollën “Thoma Kalefi” të qytetit të Elbasanit. Qëllimi është që objekti në fjalë të ruhet e të konservohet, por ky vendim është kompetencë e këshillit kombëtar të arkeologjisë që merr vendimet përfundimtare për destinacionin që do të ketë ky monument.
(er.nu/ata/BalkanWeb)