Shkodër, automjeti del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdesin 2 të rinj
SHKODËR- Dy te rinj të moshës 20- vjeçare humben jeten pasditen e së enjtes, si rezultat i një aksidenti automobilistik në aksin rrugor nacional Shkodër-Hani Hotit.
Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë se Policisë te Qarkut Shkodër, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.55, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur “Fshati Shtoj i Ri”, Komuna Rrethina, Shkodër, ku mjeti tip BMV me targa italiane IBV003BT ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen shtetasve Ervin Ndreca dhe Eugen Ndreca, që të dy të moshës 20 vjeç, banues në fshatin “Boriç i Madh” komuna Gruemirë, rrethi Malesi e Madhe.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve, policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)