E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një person në pranga, ngacmonte një vajzë në telefon

TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet për shqetësimin në telefon të shtetases me iniciale L.M.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Petrit Disha nga Nikla, i cili akuzohet për keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Mësohet se Disha i telefononte shpesh vajzës, duke i kërkuar që të lidheshin bashkë.

Vajza ka bërë denoncimin në polici, dhe pas verifikimeve të nevojshme është konfirmuar se Petrit Disha e ka bezdisur vajzën në mënyrë të vazhdueshme.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›