E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti Shqiptar i Miçiganit kërkon hapjen e dosjeve, kërkon edhe ndihmën e Departamentit te Shtetit

TIRANE - Komuniteti Shqiptar i Miçhiganit në SHBA, nëpërmjet një deklarate për shtyp,  i është drejtuar Departamentit te Shtetit Amerikan, të ndërhyjë me autoritetin e tij,  për kalimin e Ligjit të Dosjeve në Parlamentin Shqiptar.
Në këtë deklaratë thuhet ndër të tjera se "Shqiptaro-Amerikanët e këtij komuniteti (shtresa e të përsekutuarve) mendon se kalimi i një ligji të tillë është shumë i vonuar. Kaluan afro 20 vjet nga demokratizimi i Shqipërisë dhe, përsëri në krye të shumë  institucioneve janë  gjyqtarë e prokurorë, janë po ata që dënuan e pushkatuan, pa u penduar dhe pa iu dridhur qerpiku. Ende ka nga nomenklaturat komuniste ,spiune te sigurimit te shtetit, të cilët janë në politike, ne gjykatë, në prokurori në çdo qelizë të jetës politike shqiptare. Ata duhet te largohen sa me pare. Askush më shumë se populli shqiptar nuk ka vuajtur nga makina famëkeqe e sigurimit te shtetit, prandaj ligji për dosjet duhet miratuar pa humbur më kohë", thuhet në reagimin e Komunitetit Shqiptar të Miçiganit në SHBA

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›