Berisha deputetëve të PD-së: Të miratohet sonte ligji i "Dosjeve"
Kryeministri Berisha ka qenë shumëi prerë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai u është drejtuar deputetëve të djathtë duke u thënë se pikërisht sonte në mbrëmje ata duhet të ndryshonin përfundimisht me forcën e kartonave jeshilë statusin në vend-numëro të projetligjit të “Dosjeve”.
Verëtëm pak orë na ndajnë nga seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet që të kalojë sot ligji për dosjet, Kryeministri Sali Berisha njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të votojnë ligjin "për pastërtinë e figurës së zyrtarit". Në mbledhjen grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha u shpreh se "Sot do votojmë ligjin për dosjet. Shqipëria është një vend i lirë dhe ne kemi për detyrë të hedhim poshte barbarizmat", tha Berisha duke garantuar deputetët demokratë se në asnjë mënyrë nuk po bëhen hapa mbrapa lidhur me çështjen e dosjeve.
...