Marrëveshja Kosovë-Serbi, VV peticion kundër

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërrmarrë sot një fushatë sensibilizimi kundër nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, për bashkëpunimin rajonal. Drejtuesit e Vetëvendosjes kanë kërkuar mbajtjen e një debati në Kuvend, ku të diskutohet për detajet e marrveshjes dhe mbi faktin se çfarë ka fituar Prishtina nga ky pakt.
Për këtë qëllim, Vetëvendosja ka nisur mbledhjen e firmave nga gjithë komunat e Kosovës për të mundësuar mbajtjen e debatit dhe anulimin e marrëveshjes. “Kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me nenin 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenet 15 dhe 38 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajë debat parlamentar për ta trajtuar këtë kërkesë tonën: Të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin Republikë dhe me Rezolutën 1244 në fusnotë”, thuhet në dokumentin e Vetëvendosjes që sot është shpërndarë në gjithë Kosovën.