E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti rom nuk do votojë në zgjedhjet e ardhshme

Komuniteti rom në Tiranë shprehet se nuk është i interesuar të marre pjesë në votimet e këtij viti , sepse sipas tyre ata nuk përfaqësohen dhe se askush nuk i merr parasysh problemet e tyre. Një pjesë e tyre deklarojne se pavarsisht se janë të regjistruar si të gjithë qytetaret e tjerë , ata nuk do të aplikojnë as për kartat e identitetit , për arsye të kushteve të vështira ekonomike . Ndërsa përfaqesuesi i këtij komuniteti , Gurari Mejdani thotë se kartat e identitetit janë përgjegjesi e të gjithë qytetarëve , dhe se ai ka apeluar tek të gjithe qytetarët rom që të aplikojnë për këto letërnjoftime. Për sa i përket votimit , ai thekson se kjo është zgjedhje e lirë e të gjithëve. Sipas të intervistuarve , gjendja ekonomike e këtij komuniteti është shumë e vështirë. Ata shprehen se ndjehen të lënë pas dore ,dhe se shume rom janë të pastrehë, por edhe ata të cilët kanë një shtëpi , janë paralajmeruar nga Bashkia e Tiranës, se shtëpitë e tyre do të rrëzohen. Këto janë arsyet që sipas tyre , romët nuk do të votojnë këtë vit .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›