Studentët e fakultetit "Histori-Filologji", protesta për diplomat
Studentë nga të gjitha degët e fakultetit Histori-Filologji kanë riprotestuar përpara ministrisë së Arsimit. Ata janë të vendosur për të mos pranuar modelin e diplomës së studimeve 3-vjeccare, duke e konsideruar dokumentin të pavlefshëm. Studentët kërcenojnë se nëse autoritetet arsimre do të vijojnë të heshtin, pa marrë asnjë vendim për korrigjimine diplomës së tyre, ata do të vijojnë protestat, deri në bojkot të mësimit dhe greva.
Në protestën e radhës, studentët kanë parodizuar me modelin e ri të diplomës për studimet e Bolonjës.Ata kanë hartuar një tip të tillë dokumenti të drejtuar virtualisht për ministrin e Arsimit dhe Sshkencës, që sipas tyre është përgjegjësi kryesor për problemin që shtrohet.